Electrolux EWX147410W Manual do usuário

Tipo
Manual do usuário
EWX 147410 W
................................................ .............................................
SQ PAJISJE PËR LARJE-
THARJE
UDHËZIMET PËR
PËRDORIM
2
PT MÁQUINA DE LAVAR E
SECAR
MANUAL DE INSTRUÇÕES 32
Electrolux. Thinking of you.
Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
www.electrolux.com
PËRMBAJTJA
Të dhëna për sigurinë 2
Përshkrim i produktit 4
Paneli I kontrollit 5
Përdorimi i parë 8
Personalizimi 8
Përdorimi I përditshëm 8
Përdorimi - Tharja 12
Përdorimi - Larje dhe tharje 12
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme 13
Këshilla për Tharjen 15
Programet 16
Programet e tharjes 19
Kujdesi dhe pastrimi 19
Si të veprojmë nëse... 22
Vlerat e konsumit 26
Instalimi 26
Montimi 29
Lidhja elektrike 30
Probleme që lidhen me mjedisin 31
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
TË DHËNA PËR SIGURINË
E rëndësishme Lexojeni këtë manual me
kujdes dhe ruajeni atë për t'iu referuar në të
ardhmen.
Siguria e pajisjes Tuaj përputhet me
standardet industriale dhe me kriteret
ligjore në lidhje me sigurinë e pajisjeve.
Gjithsesi, ne si prodhues ndjejmë se
është detyra jonë t'ju informojmë me të
dhënat e mëposhtme për sigurinë.
Është shumë e rëndësishme që këtë
manual përdorimi ta ruani bashkë me
pajisjen për t'iu referuar në të ardhmen.
Nëse pajisja do të shitet apo do t'i kalojë
një përdoruesi tjetër, ose nëse ndryshoni
shtëpi dhe e lini pajisjen në shtëpinë e
vjetër, sigurohuni gjithmonë që manuali i
përdorimit të jetë bashkë ma pajisjen, në
mënyrë që përdoruesi i ri të njihet me
funksionimin e pajisjes dhe
paralajmërimet përkatëse.
DUHET t'i lexoni ato me kujdes para se
të lidhni ose të përdorni pajisjen.
Përpara se ta vini pajisjen në punë për
herë të parë, kontrollojeni atë për ndonë
dëmtim të mundshëm si pasojë e
transportit. Mos vini kurrë në punë një
pajisje të dëmtuar. Nëse ka pjesë të
dëmtuara, kontaktoni shitësin tuaj.
Nëse e merrni pajisjen gjatë muajve të
dimrit ku temperaturat janë të ulëta nën
zero: Lëreni lavatriçen të qëndrojë në
temperaturën e ambientit për 24 orë
përpara se ta përdorni për herë të parë.
SIGURIA E PËRGJITHSHME
Është e rrezikshme të ndryshoni
specifikimet apo të përpiqeni ta
modifikoni këtë produkt në çdo mënyrë
të mundshme.
Gjatë programeve të larjes me
temperaturë të lartë, dera xhami i derës
së pajisjes mund të nxehet. Mos e prekni!
Sigurohuni që kafshët e vogla shtëpiake
dhe fëmijët të mos futen në kazan. Për ta
shmangur këtë, ju lutemi kontrollojeni
kazanin përpara se të përdorni pajisjen.
Çdo objekt, si monedha, paramane,
gozhdë, vidha, guriçka apo çdo material
tjetër i fortë dhe i mprehtë mund të
shkaktojë dëmtime të mëdha, kështu që
nuk duhet vendosur të pajisje.
Përdorni vetëm sasitë e këshilluara të
zbutësit dhe detergjentit të rrobave. Nëse
e mbingarkoni lavatriçen me tesha, këto
të fundit mund të dëmtohen. Ndiqni
këshillat e prodhuesit sa i përket sasive.
Teshat e vogla, si çorapet, lidhëset, rripat
e mesit që lahen, etj. në një qeskë për
larje ose në një këllëf jastëku, pasi këto
tesha mund të rrëshqasin midis kazanit
dhe legenit të brendshëm.
Mos e përdorni lavatriçen për të larë
tesha të gomuara, tesha pa bordurë të
2 electrolux
kthyer ose materiale të grisura apo të
shqyera.
Pas përdorimit, pastrimit dhe
mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga
rrjeti elektrik dhe mbyllni çelësin e
furnizimit me ujë.
Në asnjë rast mos u përpiqni të riparoni
pajisjen vetë. Riparimet e kryera nga
persona pa përvojë, do të shkaktojnë
plagosje ose keqfunksionim serioz.
Kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit.
Këmbëngulni gjithmonë në përdorimin e
pjesëve të këmbimit origjinale.
INSTALIMI
Kjo pajisje është e rëndë. Duhet të bëni
kujdes kur e zhvendosni atë.
Kur e shpaketoni pajisjen, kontrolloni që
të mos jetë e dëmtuar. Nëse dyshoni,
mos e përdorni dhe kontaktoni
menjëherë Qendrën e Shërbimit.
Përpara përdorimit hiqni çdo mjet
paketues. Nëse nuk bëni kështu,
produkti dhe ambienti juaj do të
dëmtohen rëndë. Shikoni paragrafin
përkatës në manualin e përdorimit.
Pasi të keni instaluar pajisjen, kontrolloni
që të mos ketë shkelur zorrën e furnizimit
me ujë dhe të kullimit, si dhe që plani i
sipërm të mos ketë shtypur kabllin e
ushqimit elektrik kundrejt murit.
Nëse pajisja është vendosur mbi një
dysheme të shtruar, ju lutemi të rregulloni
këmbëzat në mënyrë të tillë që
mundësoni qarkullimin e lirë të ajrit nën
pajisje.
Sigurohuni gjithmonë që nuk ka rrjedhe
uji nga zorrët si dhe për lidhjet e tyre pas
instalimit.
Nëse pajisja është instaluar në një vend
të ftohtë, ju lutemi lexoni kapitullin
"rreziqet e ngrirjes".
Çdo ndërhyrje hidraulike e nevojshme për
instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer
nga një hidraulik i kualifikuar ose nga një
person i aftë.
Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për
instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer
nga një elektriçist i kualifikuar ose nga një
person i aftë.
PËRDORIMI
Kjo pajisje është ndërtuar për përdorim
shtëpiak. Ajo nuk duhet përdorur për
qëllime të ndryshme nga ato për të cilat
është projektuar.
Lani dhe thani në pajisje vetëm tesha që
janë të përshtatshme për larjen në
lavatriçe ose tharjen. Ndiqni udhëzimet
në çdo etiketë mbi tesha
Mos e mbingarkoni pajisjen. Shihni
Tabelën e Programeve të Larjes.
Përpara larjes, sigurohuni që xhepat e
teshave të jenë bosh si dhe kopsat dhe
zinxhirët të jenë të mbërthyer. Shmangni
larjen në pajisje të teshave të ngrëna apo
të grisura si dhe trajtojini paraprakisht
njollat e tilla si bojë muri, bojë shkrimi,
ndryshk dhe barishte, përpara se t'i lani
ato në pajisje. Sutjenat me tela NUK
duhet të lahen në pajisje.
Teshat që janë ndotur me nënprodukte të
naftës që avullojnë nuk duhet të lahen në
pajisje. Nëse përdorni lëngje pastruese të
avullueshme, duhet të bëni kujdes që
lëngu të mënjanohet nga tesha përpara
se ta fusni në pajisje këtë të fundit.
Sikurse disa jorganë, veçanërisht ata me
pupla duhen larë/tharë në pajisje të
mëdha komerciale për shkak të
madhësisë së tyre, ju lutemi kontrolloni
shënimet e prodhuesit përpara se t'i lani
ato në lavatriçen e shtëpisë.
Përdoruesit duhet të kontrollojnë
gjithmonë nëse kanë harruar nëpër
xhepat e teshave çakmakë (të
disponueshëm ose jo).
Mos i thani kurrë teshat që kanë qenë në
kontakt me kimikate, si lëngje për pastrim
kimik. Këto janë lëndë të djegshme dhe
mund të shkaktojnë një shpërthim. Thani
vetëm tesha që janë larë me ujë ose që
kanë nevojë për ajrim.
Shishet plastike të detergjentit nuk duhen
lënë në kazan të lavatriçes gjatë ciklit të
tharjes, pasi plastike e përdorur nuk
është projektuar për t'i rezistuar
nxehtësisë. Nëse dëshironi të lani dhe
thani, duhet të përdorni sirtarët përkatës
të detergjentit.
Mos e tërhiqni kurrë kabllin ushqyes për
të hequr spinën nga priza; kapeni
gjithmonë nga vetë spina.
electrolux 3
Mos e përdorni kurrë pajisjen tuaj të re
nëse kablloja i ushqimit, paneli i kontrollit,
sipërfaqja e punës apo bazamenti janë të
dëmtuar në mënyrë të tillë që e bëjnë të
arritshme brendësinë e tharëses.
SIGURIA E FËMIJËVE
Kjo pajisje nuk është ndërtuar për t'u
përdorur nga persona (duke përfshirë
fëmijët), aftësitë fizike, ndjesore ose
mendore të të cilëve, ose mungesa e
përvojës dhe njohurive i pengon ata të
përdorin pajisjen me siguri pa mbikqyrjen
ose udhëzimet e një personi përgjegjës,
për të siguruar që ata e përdorin pajisjen
me siguri.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u
siguruar se nuk luajnë me pajisjen.
Materialet e paketimit (si p.sh. fletët
plastike, bukëpeshku) mund të jenë të
rrezikshme për fëmijët – ka rrezik
asfiksimi! Mbajini ato larg fëmijëve.
Mbajini të gjithë detergjentet në një vend
të sigurt e të paarritshëm për fëmijët.
Sigurohuni që fëmijët ose kafshët
shtëpiake të mos futen brenda në kazan.
Për t'i parandaluar fëmijët dhe kafshët që
të ngecen brenda kazanit kjo pajisje ka
një funksion të veçantë. Për ta aktivizuar
këtë funksion, rrotullojeni (pa e shtypur)
në drejtim të akrepave të orës butonin
brenda derës, derisa kanali të jetë në
pozicion horizontal. Nëse është e
nevojshme përdorni një monedhë.
Për ta çaktivizuar këtë mekanizëm dhe
për ta mundësuar sërish mbylljen e
derës, rrotulloni butonin në drejtimin e
kundërt të akrepave të orës, derisa kanali
të kthehet në pozicion vertikal.
PËRSHKRIM I PRODUKTIT
Pajisja juaj e re përputhem me gjithë kriteret bashkëkohore për trajtimin efektiv të
teshave me konsum të vogël uji, energjie dhe detergjenti. Sistemi i saj i ri larës ju
mundëson përdorimin e plotë të detergjentit dhe ul konsumin e ujit duke kursyer
kështu energji.
1 2 7 8 9
3
4
5
6
10
1
Sirtari i detergjentit
2
Paneli i kontrollit
3
Doreza e derës
4
Pllakëza e parametrave
5
Pompa e kullimit
6
Këmbëzat e rregullueshme
4 electrolux
SIRTARI SHPËRNDARËS I DETERGJENTIT
Dhomëza e detergjentit për fazat e
paralarjes dhe shpëlarjes ose për heqjen e
njollave që përdoret gjatë fazës së veprimit
kundër njollave (nëse është e pranishme).
Detergjenti i paralarjes dhe shpëlarjes
shtohet në fillim të programit të larjes.
Heqësi i njollave shtohet gjatë fazës së
veprimit kundër njollave.
Dhomëza e pluhurit larës ose
detergjentit të lëngshëm e përdorur për
larjen kryesore. Nëse përdorni detergjent të
lëngshëm derdheni pak përpara fillimit të
programit.
Dhomëza për solucionet shtesë në trajtë
të lëngët (zbutës rrobash, ngrirësit).
Ndiqni rekomandimet e prodhuesit të
produktit për sasitë e përdorimit dhe mos
tejkaloni shenjën «MAX» në sirtarin
shpërndarës të detergjentit. Çdo zbutës
rrobash ose solucion ngrirës (kollë) duhet të
hidhet në dhomëzën përkatëse para se të
filloni programin e larjes.
PANELI I KONTROLLIT
Më poshtë jepet një pamje e panelit të kontrollit. Në të shfaqet çelësi përzgjedhës i
programeve si dhe butonat, drita treguese dhe ekrani. Këto paraqiten me numrat
përkatës në faqet e mëposhtme.
1 2 4 5 6 7
8
9
10
3
1
Çelësi përzgjedhës i programit
2
Butoni i TEMPERATURËS
3
Butoni i reduktimit të
CENTRIFUGIMEVE
Pa centrifugim
Ndërprerje e shpëlarjes
4
Butoni i SHPËLARJES SHTESË
electrolux 5
5
Butoni KOHA E THARJES
6
Butoni SHTYRJA E PROGRAMIT
7
Ekrani
8
Butoni NIS/NDËRPRIT
9
Drita treguese e derës së kyçur
10
Butonat e RREGULLUESIT TË
KOHËS
ÇELËSI PËRZGJEDHËS I PROGRAMIT
Ky ju mundëson ndezjen dhe fikjen e
pajisjes dhe/ose përzgjedhjen e
programeve.
TEMPERATURA
Ky buton ju mundëson rritjen dhe uljen e
temperaturës së larjes.
BUTONI I ULJES SË RROTULLIMEVE
Duke e shtypur këtë buton mund të
ndryshoni shpejtësinë e rrotullimeve për
programin e zgjedhur.
SHPËLARJE ME PUSHIM
Duke zgjedhur këtë funksion, uji i shpëlarjes
së fundit nuk zbrazet për të parandaluar
zhubrosjen e teshave. Para se të hapni
derën do të jetë e domosdoshme të zbrazni
ujin. Për të zbrazur ujin, ju lutemi të lexoni
paragrafin "Në përfundim të programit.
PA SHTRYDHJE
Duke zgjedhur këtë opsion, të gjitha fazat e
rrotullimit nuk kryhen dhe zëvendësohen
nga kullimi i ujit, për të mos zhubrosur
teshat. Rekomandohet për rrobat tepër
delikate. Në disa programe shpëlarjet do të
bëhen me më shumë ujë.
SHPËLARJA SHTE
Kjo pajisje është ndërtuar për të kursyer
energji. Nëse është e nevojshme të shpëlani
teshat duke përdorur një sasi shtesë uji
(shpëlarje shtesë), zgjidhni këtë përzgjedhje.
Pajisja do të kryejë disa shtrydhje shtesë.
Kjo përzgjedhje këshillohet për njerëzit që
janë alergjikë ndaj detergjenteve si dhe për
zonat ku uji është shumë i butë.
KOHA E THARJES
Nëse dëshironi të realizoni një program
tharës me kohë, shtypeni këtë buton derisa
koha që dëshironi për tharjen të shfaqet në
ekran, sipas llojit të teshave (të pambukta
ose sintetike) që do të thani. Për të
Pambuktat mund të zgjidhni një ko
tharjeje nga 10 minuta deri në 250 minuta
(4.10). Për Sintetiket mund të zgjidhni një
kohë tharjeje nga 10 minuta deri në 130
minuta (2.10). Çdo herë që të shtypni këtë
buton, koha e tharjes rritet me 5 minuta.
BUTONI I SHTYRJES SË FILLIMIT TË
PROGRAMIT
Programi mund të shtyhet nga 30 min - 60
min - 90 min, 2 orë dhe më pas duke
lëvizur me hapa 1 orësh deri në n
maksimum prej 20 orësh me anë të këtij
butoni.
BUTONI AKTIVIZO NDËRPRIT
Ky buton ju mundëson aktivizimin ose
ndërprerjen e programit të përzgjedhur.
BUTONI I RREGULLIMIT TË KOHËS
Këta butona ju mundësojnë të modifikoni
kohëzgjatjen e programit që shfaqet
automatikisht në pajisje.
DRITA TREGUESE E DERËS SË KYÇUR
Drita treguese 9 ndizet kur programi fillon
dhe tregon nëse dera mund të hapet ose
jo:
drita ndezur: dera nuk mund të hapet.
Pajisja në punë ose ka ndaluar me ujë të
ngelur në kazan.
drita ndezur: dera mund të hapet.
Programi ka mbaruar ose uji është
zbrazur plotësisht.
drita duke pulsuar: dera po hapet
6 electrolux
EKRANI
7.3 7.4 7.1
7.2
Në ekran shfaqen të dhënat e mëposhtme:
7.1:
Kohëzgjatja e programit të
përzgjedhur
Pasi përzgjidhni një program, kohëzgjatja
është shfaqur në orë dhe minuta (për
shembull 2.05 ). Kohëzgjatja llogaritet
automatikisht në bazë të ngarkesës
maksimale të këshilluar për çdo lloj cope.
Pasi programi ka filluar, koha e mbetur
përditësohet çdo minutë.
Koha e zgjedhur e tharjes
Pasi të zgjidhni një program tharjeje, koha
e tharjes shfaqet në minuta ose në orë
dhe minuta (p.sh. 130 minuta = 2.10 ).
Pasi programi ka filluar, koha e mbetur
përditësohet çdo minutë.
Shtyrja e programit
Shtyrja e Përzgjedhur e programit me anë
të shtypjes së butonit përkatës, shfaqet
në ekran për pak sekonda, më pas do të
shfaqet sërish kohëzgjatja e programit të
përzgjedhur paraprakisht.
Kodet e alarmit
Në rastin e problemeve të funksionimit,
mund të shfaqen disa kode alarmi, për
shembull E20 (shihni paragrafin "Ç'të
bëjmë kur...").
Zgjedhja e opsionit të gabuar
Nëse është zgjedhur një përzgjedhje që
nuk përputhet me programin e zgjedhur
larës, në fund të ekranit do të shfaqet një
mesazh Err për pak sekonda si dhe drita
e kuqe e butonit 8 do të fillojë të pulsojë.
Përfundimi i programit
Në përfundim të programit, do të shfaqen
tre zero duke pulsuar, ndërsa drita
treguese 9 dhe drita treguese e butonit 8
do të fiken, dera tani mund të hapet.
7.2: Ikonat e fazës së programit të
larjes
Larja
Shpëlarjet
Kullimi
Shtrydhja
Tharja
Duke zgjedhur programin e larjes, ikonat e
fazës së programit të larjes përkatësisht të
fazave të ndryshme të programit, shfaqen
në pjesën e poshtme të ekranit. Pasi të keni
shtypur butonin 8 vetëm ikona e fazës në
proces qëndron e ndezur.
7.3:, Ikonat e nivelit të ndotjes
Intensive
Normale/Ditore
E lehtë/E shpejtë
Shumë e shpejtë
Kur zgjidhni një program, në ekran shfaqet
një ikonë që tregon nivelin e ndotjes të
sugjeruar automatikisht nga pajisja.
7.4: Bllokimi i sigurisë së fëmijëve
-
(shihni paragrafin "Personalizimi").
electrolux 7
PËRDORIMI I PARË
Sigurohuni që lidhjet elektrike dhe
ato hidraulike të jenë në përputhje
me udhëzimet e instalimit.
Hiqni nga kazani çdo kallëp
bukëpeshku apo çdo lloj materiali
tjetër.
Hidhni 2 litra me ujë në dhomëzën e
larjes kryesore
të sirtarit të
detergjentit për të aktivizuar valvulën
ECO. Pastaj kryeni një cikël të
pambuktash me temperaturën më të
lartë pa futur asnjë rrobë në pajisje,
për të mënjanuar mbetjet e prodhimit
nga tamburi dhe kazani. Hidhni 1/2 e
masës së detergjentit në dhomëzën
e larjes kryesore dhe ndizni pajisjen.
PERSONALIZIMI
SINJALET AKUSTIKE
Pajisja është e pajisur me një mekanizëm
akustik, i cili tingëllon në rastet e
mëposhtme:
në përfundim të ciklit
nëse ndodh ndonjë defekt.
Duke shtypur butonat 4 dhe 5 njëkohësisht
për afro 6 sekonda, sinjali akustik
çaktivizohet (përveç rastit të një defekti).
Duke i shtypur këta 2 butona sërish, sinjali
akustik çaktivizohet.
BLLOKIMI I SIGURISË SË FËMIJËVE
Ky mekanizëm ju mundëson ta lini pajisjen
të pambikëqyrur dhe të mos merakoseni që
fëmijët të mos vriten apo të dëmtojnë
pajisjen. Ky funksion mbetet i aktivizuar
edhe kur pajisja nuk është në punë.
Ka dy mënyra për ta aktivizuar këtë
përzgjedhje:
1. Përpara se të shtypni butonin 8: do të
jetë e pamundur të ndizni pajisjen.
2. Pasi të shtypni butonin 8: është e
pamundur të ndryshoni ndonjë
program apo përzgjedhje tjetër.
Për të aktivizuar ose çaktivizuar këtë
përzgjedhje, shtypni njëkohësisht për afro 6
sekonda, butonat 5 dhe 6 derisa në ekran,
ikona
të shfaqet ose të zhduket.
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
Futni rrobat në makinë
Hapeni derën me kujdes duke e tërhequr
dorezën e derës nga jashtë. Vendosini
teshat në kazan, një nga një, duke i përzier
sa më shumë të jetë e mundur. Mbylleni
derën.
Sigurohuni që të mos mbeten rroba
ndërmjet guarnicionit dhe derës. Ekziston
rreziku i rrjedhjes së ujit ose i dëmtimit të
rrobave.
Matni sasinë e duhur të detergjentit
dhe të zbutësit të rrobave
Tërhiqni jashtë sirtarin derisa të ndalojë.
Matni sasinë e detergjentit të nevojshëm,
hidheni atë në dhomëzën e larjes kryesore
ose në dhomëzën përkatëse nëse
programi/përzgjedhja e zgjedhur e kërkon
një gjë të tillë (për hollësi të mëtejshme
referojuni "Sirtari i detergjentit").
Nëse është e nevojshme, hidhni zbutës
rrobash në dhomëzën me shenjën
(sasia
e përdorur nuk duhet të tejkalojë shenjën
"MAX" në sirtar). Mbylleni sirtarin me
ngadalë.
8 electrolux
ZGJIDHNI PROGRAMIN E NEVOJSHËM
DUKE E RROTULLUAR ÇELËSIN
PËRZGJEDHËS TË PROGRAMI (1)
Rrotullojeni çelësin e programit në
programin e kërkuar. Pajisja larëse do të
shfaqë një temperaturë dhe do të zgjedhë
automatikisht vlerën më të lartë të
mundshme të rrotullimeve për programin që
keni zgjedhur. Ju mund t'i ndryshoni këto
vlera duke shtypur butonat përkatës. Drita
treguese jeshile e butonit 8 do të fillojë të
pulsojë.
Çelësi përzgjedhës mund të rrotullohet si në
drejtim orar ashtu edhe kundër-orar.
Kthejeni në pozicionin
për të rivendosur
programin/Fikur pajisjen.
Në fund të programit, çelësi
përzgjedhës duhet çuar në pozicionin
, për ta fikur pajisjen.
Kujdes Nëse e rrotulloni çelësin
përzgjedhës të programeve tek në
tjetër program, ndërsa pajisja është në
punë e sipër, drita treguese e kuqe e
butonit 8 do të pulsojë 3 herë dhe
mesazhi Err do të shfaqet në ekran për
të treguar një përzgjedhje të gabuar.
Pajisja nuk do ta ekzekutojë programin
e ri të zgjedhur.
PËRZGJIDHNI TEMPERATURËN DUKE
SHTYPUR BUTONIN 2
Duke përzgjedhur një program, pajisja
shfaq automatikisht një temperaturë.
Shtypeni këtë butoni disa herë për të rritur
apo ulur temperaturën, nëse dëshironi që
teshat tuaja në lahen me një temperaturë
tjetër.
ULNI SHPEJTËSINË E DUKE SHTYPUR
BUTONIN 3
Kur programi i kërkuar është zgjedhur,
pajisja juaj automatikisht propozon
shpejtësinë maksimale të për atë program.
Shtypni butonin 3 disa herë për
ndryshuar shpejtësinë e rrotullimeve. Drita
përkatëse ndriçon.
ZGJIDHNI PËRZGJEDHJEN E
DISPONUESHME DUKE SHTYPUR
BUTONAT 3, 4 DHE 5
Në varësi të programit të përzgjedhur,
mund të kombinohen funksione të
ndryshme me njëri-tjetrin, para se të shtypni
butonin 8. Duke zgjedhur një përzgjedhje,
drita treguese përkatëse do të ndizet.
Nëse është zgjedhur një përzgjedhje e
pasaktë, drita treguese e kuqe e integruar
e butonit 8 pulson 3 herë dhe mesazhi Err
shfaqet në ekran për pak sekonda.
Për përputhshmërinë e programeve të
larjes dhe përzgjedhjeve të ndryshme,
shihni kapitullin "Programet e Larjes".
ZGJIDHNI FILLIM ME VONESË DUKE
SHTYPUR BUTONIN 6
Përpara se të filloni programin, nëse
dëshironi të shtyni fillimin e tij, shtypni
butonin 6 disa herë, për të zgjedhur kohën
e dëshiruar të shtyrjes. Drita treguese
përkatëse ndizet.
Vlera e zgjedhur e shtyrjes së programit
(deri në 20 orë) do të shfaqet në ekran për
pak sekonda e më pas do të shfaqet sërish
kohëzgjatja e programit.
Duhet të zgjidhni këtë përzgjedhje pasi të
keni vendosur programin dhe përpara se të
shtypni butonin 8.
Ju mund të anuloni apo ndryshoni shtyrjen
e fillimit të programit, përpara se të shtypni
butonin 8.
Përzgjedhja e shtyrjes së fillimit të
programit:
1. Zgjidhni programin dhe opsionet e
kërkuara.
2. Zgjidhni shtyrjen e fillimit të programit
duke shtypur butonin 6.
electrolux 9
3. Shtypni butonin 8:
pajisja fillon numërimin e orëve nga
lart.
Programi do të fillojë pasi të ketë
përfunduar koha e shtyrë.
Anulimi i shtyrjes së fillimit të programit pasi
keni shtypur butonin 8.
1. Vendoseni lavatriçen në PAUSE duke
shtypur butonin 8.
2. Shtypni butonin 6 njëherë, derisa të
shfaqet simboli 0'
3. Shtypni butonin 8 sërish për të filluar
programin.
E rëndësishme Vonesa e zgjedhur mund
të ndryshohet vetëm mbas zgjedhjes
përsëri të programit të larjes.
Shtyrja e fillimit të programit nuk mund
zgjidhet me programin KULLIMI.
SHTYPNI BUTONIN 8 PËR TË FILLUAR
PROGRAMIN
Për të filluar programin e zgjedhur, shtypni
butonin 8, drita treguese jeshile e butonit 8
pushon së pulsuari.
Për të ndërprerë një program në punë e
sipër, shtypni butonin 8: drita treguese
jeshile do të fillojë të pulsojë.
Për të rifilluar programin nga çasti në të cilin
e ndërpret, shtypni butonin 8 sërish. Nëse
keni përzgjedhur shtyrje të fillimit të
programit, pajisja do të fillojë numërimin
mbrapsht. Nëse është zgjedhur një
përzgjedhje e pasaktë, drita treguese e
kuqe e butonit 8 pulson 3 herë dhe
mesazhi Err shfaqet në ekran për disa
sekonda.
ZGJIDHNI PËRZGJEDHJEN E
RREGULLUESIT TË KOHËS DUKE
SHTYPUR BUTONAT 10
Duke shtypur këta butona disa herë,
kohëzgjatja e ciklit të larjes mund të zgjatet
ose të shkurtohet. Ikona e nivelin të ndotjet
do të shfaqet në ekran për të treguar nivelin
e zgjedhur të ndotjes. Kjo përzgjedhje është
e vlefshme vetëm me programet
pambuktat, Sintetiket dhe Delikatet.
Lloji i ciklit
të larjes
Ikona
e
nivelit
ndotje
s
Lloji i tekstilit
Intensive Për rrobat me ndotje
të madhe
Normal Për rrobat me ndotje
normale
përditshme
Për rrobat me ndotje
të përditshme
Të lehta Për rrobat me ndotje
të lehtë
E shpejtë Për rrobat me ndotje
shumë të lehtë
Shumë e
shpejtë
1)
Për rrobat e
përdorura ose të
veshura për një
kohë të shkurtër
1) Ju këshillojmë të zvogëloni sasinë e ngarkesës (shihni
tabelën Programet e larjes).
E rëndësishme Rregulluesi i kohës nuk
mund të zgjidhet me programet
Ekonomike (Eko).
Ikonat e këtyre niveleve të ndotjes
ndryshojnë sipas llojit të copës siç tregohet
në tabelën e mëposhtme.
Copa Niveli i Ndotjes
pambuktat
95°/90°C X X X X X X
60°C/50°C X X X X X X
40°C X X X X X X
30°C X X X X X X
I ftohtë X X X X X X
Sintetike
60°C/50°C X X X X
40°C X X X X
30°C X X X X
I ftohtë X X X X
Delikate
40°C X X X X
30°C X X X X
I ftohtë X X X X
10 electrolux
NDRYSHIMI I NJË PËRZGJEDHJEJE
OSE NJË PROGRAMI NË PROCES
Është e mundur të ndryshoni disa
përzgjedhje përpara se të aplikohen në
programin në proces.
Përpara se të bëni çdo ndryshim, duhet të
NDALONI procesin e lavatriçes duke
shtypur butonin 8 (nëse dëshironi të
ndryshoni përzgjedhjen e Rregulluesit të
Minutave, duhet të anuloni programin në
proces dhe të bëni sërish përzgjedhjen
tuaj).
Ndryshimi i një programi në proces është i
mundur vetëm duke e rivendosur atë.
Rrotullojeni çelësin përzgjedhës të
programeve në
, e më pas tek pozicioni i
programit të ri. Filloni programin e ri duke
shtypur sërish butonin 8. Uji larës në
kazanin e lavatriçes nuk do të zbrazet.
NDËRPRERJA E NJË PROGRAMI
Shtypni butonin 8 për të ndërprerë një
program në proces, drita treguese jeshile
do të fillojë të pulsojë.
Shtypni sërish butonin për të rifilluar
programin.
ANULIMI I NJË PROGRAMI
Rrotulloni çelësin përzgjedhës tek pozicioni
për të anuluar një program në proces.
Tani mund të zgjidhni një program të ri.
HAPJA E DERËS
Pasi ka filluar programi (ose gjatë shtyrjes
së kohës) dera është e kyçur, nëse ju duhet
ta hapni atë, vendoseni paraprakisht
pajisjen në modalitetin PAUSE (PUSHIM)
duke shtypur butonin 8.
Pas pak minutash, drita treguese 9 fiket
dhe është e mundur të hapni derën.
Nëse kjo dritë treguese mbetet e ndezur,
kjo do të thotë se pajisja është duke
ngrohur ujin ose se niveli i ujit është shumë i
lartë. Për çdo rast, mor provoni ta hapni
derën me forcë!
Nëse nuk mundeni ta hapni derën por ju
duhet ta bëni këtë, duhet të fikni pajisjen
duke rrotulluar çelësin përzgjedhës në
pozicionin O. Pak minuta pasi të hapet dera
(bëni kujdes nivelin dhe temperaturën e
ujit!).
Pasi të mbyllni derën, është e nevojshme të
përzgjidhni sërish programin dhe
përzgjedhjet e tij si dhe të shtypni butonin 8.
NË PËRFUNDIM TË PROGRAMIT
Pajisja ndalon automatikisht. Tre zero që
pulsojnë (
) shfaqen në ekran. Drita
treguese e butonit 8 fiket.
Nëse keni zgjedhur një program ose një
opsion që përfundon duke lënë ujë në
kazan, dera qëndron e kyçur. Dera e
bllokuar tregon se uji në kazan duhet të
zbrazet. Gjatë kësaj kohe, kazani vazhdon
të rrotullohet në intervale të rregullta deri në
shkarkimin e ujit.
Ndiqni udhëzimet e mëposhtme për të
zbrazur ujin:
1.
Rrotullojeni çelësin e funksionit në
.
2. Përzgjidhni programin e kullimit ose të
shtrydhjes.
3. Zvogëloni shpejtësinë e rrotullimeve
nëse është nevoja, duke shtypur
butonin përkatës.
4. Shtypni butonin 8.
Në përfundim të programit, dera
zhbllokohet dhe mund të hapet. Rrotulloni
çelësin përzgjedhës të programit te
pozicioni
për të fikur pajisjen.
Nxirrni teshat nga kazani i lavatriçes dhe
kontrolloni që kazani të jetë bosh. Nëse nuk
keni ndërmend të kryeni një larje tjetër,
mbyllni rubinetin e ujit. Lini derën hapur për
të shmangur formimin e mykut dhe erërave
të pakëndshme.
Pezullim: pasi programi të kete përfunduar
pas pak minutash, do të aktivizohet sistemi
i kursimit të energjisë. Ndriçimi i ekranit
është ulur. Duke shtypur çdo buton, pajisja
do të dalë nga statusi i kursimit të energjisë.
electrolux 11
PËRDORIMI - THARJA
VETËM THARJE
Paralajmërim
Sasia e këshilluar e ngarkesës është 3 kg
për rroba të pambukta dhe lino, dhe 2 kg
për rroba sintetike.
Është gjithashtu e mundur të thani deri
në 4 kg rroba të pambukta (shihni
tabelën "Programet e tharjes").
Paralajmërim
Rubineti i ujit duhet të jetë i hapur dhe
zorra e shkarkimit duhet të jetë
vendosur në lavaman ose të jetë lidhur
me tubin shkarkues.
1. Futni rrobat në pajisje.
2. Përzgjidhni një cikël centrifugimi me
shpejtësinë maksimale të lejuar për
llojin e rrobave që po lani, për të arritur
rendiment optimal në tharje.
3. Përzgjidhni programin e tharjes për Të
pambuktat ose Sintetiket në zonën e
Tharjes të çelësit përzgjedhës të
programit.
4. Vendos tharjen me kohëzgjatje të
programuar: shtypni butonin 5 derisa
koha që dëshironi të shfaqet në ekran
(shihni tabelën e "Programeve të
tharjes"). Çdo herë që të shtypni këtë
buton, koha e tharjes rritet me 5
minuta.
Vini re!
Koha e programit do të rritet
automatikisht me disa minuta.
5. Shtypni butonin 8 për të filluar
programin. Koha e mbetur përditësohet
çdo minutë.
6. Në fund të programit do të dëgjohet një
sinjal akustik. Tre zero që pulsojnë
«0.00» shfaqen në ekran.
Gjatë minutave të fundit të ciklit të
tharjes pajisja kryen një fazë kundër-
zhubrosjes. Gjatë kësaj kohe dera
është e kyçur. Drita e bllokimit të derës
është e ndezur. Në ekran shfaqen tre
zero që pulsojnë «0.00».
Nëse dëshironi ta hapni derën para ose
gjatë fazës kundër zhubrosjes ose ta
ndërprisni këtë fazë, shtypni një buton
çfarëdo ose rrotullojeni çelësin
përzgjedhës të programit në një
pozicion çfarëdo (me përjashtim të O).
7. Rrotulloni çelësin e programeve në
pozicionin O për të fikur pajisjen.
8. Nxirrni rrobat nga kazani.
Vini re!
Llojet e ndryshme të të pambuktave
(peshqirë, çarçafë, bluza e kështu me
radhë) ose çdo lloj tjetër rrobe që mblidhet
shuk gjatë fazës së centrifugimit mund të
thahen vetëm pjesërisht. Në ato raste
rralla kur në fund të ciklit rrobat mbeten disi
të njoma, ju sugjerojmë të hapni rrobat e
mbledhura shuk, t'i rishpërndani në kazan
në mënyrë të njëtrajtshme dhe të zgjidhni
një cikël të mëtejshëm tharjeje prej 20-30
minutash.
Nëse vendosni një fazë tharjeje me
vetëm 10 minuta, pajisja kryen vetëm
një fazë ftohjeje.
PËRDORIMI - LARJE DHE THARJE
PROGRAMI NON-STOP - LARJE DHE
THARJE E PROGRAMUAR
Sasia e këshilluar e ngarkesës është 3 kg
për rroba të pambukta dhe 2 kg për rroba
sintetike.
Është gjithashtu e mundur të thani deri
në 4 kg rroba të pambukta (shihni
tabelën "Programet e tharjes").
Kujdes Mos përdorni asnjë pajisje/
sferë dozimi kur po kryeni një
program larjeje dhe tharjeje.
1. Ngarkoni rrobat dhe shtoni detergjentin
dhe zbutësin e rrobave.
2. Ndizni pajisjen duke e çuar çelësin
përzgjedhës në programin e larjes/llojin
e tekstilit të përzgjedhur.
12 electrolux
3. Përzgjidhni opsionet e dëshiruara duke
shtypur butonat përkatës.
Nëse është e mundur, mos zgjidhni
një shpejtësi centrifugimi më të ulët
se ajo e këshilluar nga pajisja, për
të shmangur kohë tharjeje shumë
të gjatë dhe për të kursyer kështu
energji.
Në çdo rast, shpejtësinë e centrifugimit
mund ta ulni vetëm pasi të keni
përzgjedhur tharjen.
Vlerat më të ulëta që mund të
përzgjidhni janë 900 r.p.m. për
pambukun e sintetiket dhe 700 r.p.m.
për pëlhurat delikate.
4. Vendosni kohëzgjatjen e tharjes duke
shtypur butonin 5. Në ekran shfaqet
kohëzgjatja e plotë e larjes dhe e ciklit
të përzgjedhur të tharjes.
Nëse vendosni një program larjeje dhe
vetëm 10 minuta cikël tharjeje,
kohëzgjatja totale e shfaqur përfshin
edhe fazën e rrotullimit dhe fazën e
ftohjes.
5. Nisni programin duke shtypur butonin
8. Koha e mbetur përditësohet në
ekran çdo minutë.
6. Në përfundim të programit, rrotullojeni
çelësin përzgjedhës në pozicionin O
për të fikur pajisjen dhe për të hequr
rrobat.
UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
KLASIFIKIMI I TESHAVE.
Ndiqni simbolet e kodeve të larjes mbi
etiketat e teshave si dhe udhëzimet e
prodhuesit për larjen. Klasifikojini teshat si
më poshtë: të bardha, me ngjyra, sintetike,
delikate, të leshta.
TEMPERATURAT
95° ose 90°
për tesha të bardha pambuku
dhe të linjta me ndotje normale
(si p.sh. peceta, peshqirë,
mbulesa tavoline, çarçafë...)
60°/50°
për teshat me ndotje normale,
dhe me ngjyra që nuk zbehen
(si p.sh. bluza, këmisha nate,
pizhame....) me fibra pambuku
ose sintetike si dhe për të
pambuktat e bardha me ndotje
të lehta (si p.sh. të
brendshmet)
40°-30°- Ujë
i ftohtë
për teshat delikate (p.sh.
perdet me thurje), teshat e
përziera duke përfshirë ato me
fibra sintetike dhe të leshtat që
kanë të shkruar në etiketë
"lesh i ri i pastër, i
përshtatshëm për larjen në
lavatriçe, pa-tkurrje"
PËRPARA SE TË FUSNI BRENDA
TESHAT
Mos i lani asnjëherë teshat e bardha dhe
ato me ngjyrë bashkë. Të bardhat mund të
humbasin "bardhësinë" gjatë larjes.
Teshat e reja me ngjyra mund të zbehen
gjatë larjes së parë; Për të arsye ato duhen
larë veç e veç herën e parë.
Sigurohuni që nëpër tesha të mos
mbeten objekte metalike (p.sh. karfica
koke, paramane, gozhdë).
Kopsitni këllëfët e jastëkëve, mbyllni
zinxhirët, togëzat dhe sustat. Lidhni mirë
fjongot dhe shiritat e gjatë.
Njollat e vështira hiqini përpara se t'i lani në
lavatriçe.
Fërkojini zonat e ndotura shumë me një
detergjent të veçantë ose pastë detergjenti.
Trajtojini perdet me një kujdes të veçantë.
Hiqini pse mbërthejini togëzat të futura
një qeskë apo rrjetë.
NGARKESAT MAKSIMALE
Ngarkesat e këshilluara janë paraqitur në
tabelat e programeve të larjes.
Rregulla të përgjithshme:
Të pambukta, të linjta: kazani plot por
jo shumë ngjeshur;
Sintetiket: kazani jo më shumë se
gjysmë plot;
Materiale delikate dhe të leshtat:
kazani jo më shumë se një e treta plot;
Duke larë me një ngarkesë maksimale, bëni
shpenzimin më të mirë të ujit dhe energjisë.
Për teshat me ndotje të madhe, pakësoni
sasinë e ngarkesës.
electrolux 13
PESHAT E TESHAVE
Peshat e mëposhtme janë vlera të
përafërta:
Peshat e mëposhtme janë vlera të
përafërta:
peshqir banje (robdeshambër) 1200 g
këllëf jorgani 700 g
bluzë pune për burra 600 g
Çarçafë, pizhame burrash 500 g
mbulesë tavoline 250 g
këllëf jastëku, peshqir,
këmishë nate, bluzë burrash
200 g
peceta, mbathje të shkurtra
grash, pelena, bluzë, mbathje
burrash
100 g
HEQJA E NJOLLAVE
Njollat kokëforta mund të mos hiqen thjesht
me ujë dhe detergjent. Për këtë arsye,
është e këshillueshme t'i trajtoni ato
paraprakisht përpara larjes në lavatriçe.
Gjak: trajtojini njollat e freskëta me ujë të
ftohtë. Për njollat e thara, lërini gjithë natën
në ujë me detergjent të posaçem më pas
fërkojini me ujin me sapun.
Bojëra vaji: njomini me heqës njollash me
bazë benzine, vendoseni teshën mbi një
copë të butë dhe lyejeni njollën; trajtojeni
disa herë.
Njolla yndyre të thara: njomini me heqën
terpentinë, vendoseni teshën mbi një
sipërfaqe të butë dhe lyejeni njollën me
majat e gishtërinjve dhe një copë pambuku;
Ndryshk: acid oksalik i shkrirë në ujë të
nxehtë ose një produkt që heq ndryshkun i
përdorur i ftohtë. Bëni kujdes me njollat e
ndryshkut që nuk janë të freskëta, pasi
struktura celuloze do të jetë dëmtuar
tashmë dhe në copë mund të krijohet një
vrimë.
Njolla balte: trajtojini me zbardhues,
shpëlajini mirë (vetëm të bardhat dhe ato
me ngjyra që nuk e humbasin ngjyrën).
Yndyrë: sapunisini lehtë dhe trajtojini me
zbardhues (vetëm të bardhat dhe ato me
ngjyra që nuk e humbasin ngjyrën).
Bojë stilolapsi dhe ngjitëse (zamk):
njomeni me aceton
1)
, vendoseni teshën
mbi një leckë të butë dhe lyejeni bojën.
Buzëkuq: njomeni me aceton si më sipër,
më pas trajtojini njollat me tretës boje. Çdo
shenjë të mbetur, trajtojeni më pas me
zbardhues.
Verë e kuqe: futeni në ujë me detergjent,
shpëlajeni dhe trajtojeni me acid acetik ose
citrik, e më pas shpëlajeni me ujë. Çdo
shenjë të mbetur, trajtojeni më pas me
zbardhues.
Bojë shkrimi: në varësi të llojit të bojës,
lyejeni teshën fillimisht me aceton
1)
, e më
pas me acid acetik; trajtojini çdo shenja të
mbetura mbi teshat e bardha, me
zbardhues dhe më pas shpëlajini ato mirë.
Njolla zifti: trajtojini fillimisht me heqës
njollash, tretës boje ose benzinë, dhe më
pas fërkojeni me pastë detergjente.
DETERGJENTET DHE PRODUKTET
SUPLEMENTARE
Rezultatet e mira të larjes varen gjithashtu
edhe nga detergjenti i zgjedhur dhe
përdorimi i saktë i sasive, për të shmangur
shpërdorimin dhe për të mbrojtur
ambientin.
Edhe pse shpërbëhen biologjikisht,
detergjentet përmbajnë substanca, të cilat
në sasi të mëdha mund të çrregullojnë
ekuilibrin delikat të natyrës.
Zgjedhja e detergjentit të përshtatshëm
varet edhe nga lloji i teshave (delikate,
leshta, të pambukta, etj.), nga ngjyra, nga
temperatura e larjes si dhe nga shkalla e
ndotjes.
Të gjitha detergjentet e disponueshme në
treg për larjen në lavatriçe, mund të
përdoren në këtë pajisje:
detergjentet në trajtë pluhuri për të gjitha
llojet e teshave
detergjentet në trajtë pluhuri për teshat
delikate (60°C maksimumi) dhe të leshtat
detergjentet në trajtë lëngu, mundësisht
për programe me temperatura të ulëta
(60°C maksimumi) për të gjitha llojet e
teshave, ose të posaçme vetëm për të
leshtat.
Detergjenti dhe çdo produkt suplementar
duhet të vendoset në dhomëzën e
posaçme të sirtarit, përpara se të filloni
programin e larjes.
Nëse përdorni detergjente të lëngët, duhet
të përzgjidhni një program pa paralarje.
Pajisja juaj përmban një sistem ri-qarkullimi
që mundëson përdorimin optimal të
detergjentit të përqendruar (koncentrat).
1) mos përdorni aceton mbi teshat prej mëndafshi artificial
14 electrolux
Ndiqni këshillat e prodhuesit të produktit
lidhur me sasitë e përdorimit dhe mos e
tejkaloni shenjën "MAX" në sirtarin e
dhomëzës së detergjentit.
SHKALLËT E FORTËSISË SË UJIT
Fortësia e ujit klasifikohet në "gradë"
fortësie. Të dhëna mbi fortësinë e ujit në
zonën tuaj mund të merrni pranë
kompanisë së ujësjellësit, ose nga
autoritetet tuaja lokale.
A Kur uji ka një shkallë mesatare-të
lartë fortësie, duhet të shtoni zbutës uji
(duke filluar nga shkalla e fortësisë II).
Ndiqni udhëzimet e prodhuesit. Sasia e
detergjentit mund të rregullohet më pas
sipas shkallës së fortësisë I (=i butë).
Niveli
Karakteri
stika
Shkallët e fortësisë
së ujit
Sistemi
gjerman
- °dH
Sistemi
francez -
°T.H.
1 i butë 0-7 0-15
2 mesatar 8-14 16-25
3 i fortë 15-21 26-37
4 shumë i
fortë
> 21 > 37
KËSHILLA PËR THARJEN
PËRGATITJA E CIKLIT TË THARJES
Duke qenë një pajisje tharëse, ajo punon
me principin e kondensimit.
Për këtë arsye, rubineti i ujit duhet të
jetë i hapur dhe zorra e shkarkimit
duhet ta zbrazë ujin në lavaman ose në
tubin shkarkues edhe gjatë ciklit të
tharjes.
Vini re!
Përpara se të filloni një program tharjeje,
reduktoni ngarkesat e teshave të lara, për
të përftuar rezultate të mira.
TESHA TË PAPËRSHTATSHME PËR
THARJEN
Veçanërisht teshat delikate, si perdet
sintetike, të leshtat dhe të mëndafshtat,
veshjet me copëza metalike, çorape
najloni, veshje të rënda si xhupa me
kapuç, mbulesa krevati, jorganë, thasë
dhe jorganë gjumi (për kamping) nuk
duhen tharë në pajisje.
Mos thani rroba me ngjyra të errëta së
bashku me rroba me ngjyra të hapura
dhe me push si peshqirët, pasi të parat
mund të thithin pushin.
Nxirrini rrobat nga makina kur të ketë
përfunduar tharja.
Për të shmangur ngarkesa elektriciteti
statik në fund të tharjes, përdorni zbutës
rrobash gjatë larjes ose kushtëzues
tekstili specifik për tharëse rrobash.
Veshjet e mbushura me sfungjer të
gomuar ose materiale të ngjashme me
sfungjerin e gomuar nuk duhet të thahen
në pajisje, sepse përbëjnë rrezik zjarri.
Gjithashtu, rrobat që përmbajnë mbetje
losionesh ose llaku për flokë, diluenti për
thonj ose solucionesh të ngjashme nuk
duhet të thahen në pajisje, për të
shmangur formimin e avujve të
rrezikshëm.
Detergjenti dhe çdo produkt suplementar
duhet të vendoset në dhomëzën e
posaçme të sirtarit, përpara se të filloni
programin e larjes.
Nëse përdorni detergjente të lëngët, duhet
të përzgjidhni një program pa paralarje.
Pajisja juaj përmban një sistem ri-qarkullimi
që mundëson përdorimin optimal të
detergjentit të përqendruar.
Ndiqni këshillat e prodhuesit të produktit
lidhur me sasitë e përdorimit dhe mos e
tejkaloni shenjën "MAX" në sirtarin e
dhomëzës së detergjentit.
ETIKETAT E VESHJEVE
Për tharjen, ndiqni të dhënat në etiketat e
prodhuesit:
= Mund të thahen në tharëse
= Tharje me temperaturë të lartë
= Tharje me temperaturë të ulur
= Mos i thani në tharëse.
KOHËZGJATJA E CIKLIT TË THARJES
Koha e tharjes mund të ndryshojë në varësi
të:
shpejtësisë së shtrydhjes përfundimtare
electrolux 15
shkallës së nevojshëme për tharjen (tharje
për hekur, tharje për dyqan)
lloji i teshave
pesha e ngarkesës .
Për kohën mesatare të tharjes për një tharje
me kohë do të lexoni në kapitullin
"Programet e tharjes". Përvoja do t'ju
ndihmojë të thani teshat tuaja në një
mënyrë më të përshtatshme, sipas llojeve të
ndryshme të teshave. Mbani shënim
kohëzgjatjen e tharjes për ciklet që keni
realizuar.
THARJE SHTE
Nëse teshat janë ende të njoma në
përfundim të programit të tharjes, zgjidhni
sërish një cikël të shkurtër tharjeje.
Paralajmërim Mos i thani rrobat më
shumë se ç'duhet, për të shmangur
krijimin e zhubrave ose tkurrjen.
PROGRAMET
Programi
Temperatura maksimale dhe minimale
Përshkrimi i ciklit
Shpejtësia maksimale e centrifugimit
Ngarkesa maksimale e rrobave
Lloji i rrobave
Opsionet
Dhomëza e
detergjentit
— TË PAMBUKTA
90°-Ujë i ftohtë
Larje kryesore - Shpëlarje
Shpejtësia maksimale e centrifugimit 1400 rpm
Ngarkesa maksimale 7 kg – Ngarkesa e reduktuar 3
kg
1)
Për të pambuktat e bardha dhe ato me ngjyra
(rroba me ndotje normale).
CENTRIFUGIM
NDËRPRERJE E
SHPËLARJES
PA CENTRIFUGIM
SHPËLARJE
SHTESË
RREGULLUESI I
KOHËS
+ — TË PAMBUKTA ME PARALARJE
90°-Ujë i ftohtë
Paralarje - Larje kryesore - Shpëlarje
Shpejtësia maksimale e centrifugimit 1400 rpm
Ngarkesa maksimale 7 kg – Ngarkesa e reduktuar 3
kg
1)
Për të pambuktat e bardha ose me ngjyra me
fazë paralarjeje (rroba shumë të ndotura).
CENTRIFUGIM
NDËRPRERJE E
SHPËLARJES
PA CENTRIFUGIM
SHPËLARJE
SHTESË
RREGULLUESI I
KOHËS
2)
— SINTETIKE
60°-Ujë i ftohtë
Larje kryesore - Shpëlarje
Shpejtësia maksimale e centrifugimit 900 rpm
Ngarkesa maksimale 3 kg – Ngarkesa e reduktuar 1.5
kg
1)
Tekstile sintetike ose të përziera: të brendshme,
rroba me ngjyra, këmisha që nuk hyjnë në ujë, bluza.
CENTRIFUGIM
NDËRPRERJE E
SHPËLARJES
PA CENTRIFUGIM
SHPËLARJE
SHTESË
RREGULLUESI I
KOHËS
16 electrolux
Programi
Temperatura maksimale dhe minimale
Përshkrimi i ciklit
Shpejtësia maksimale e centrifugimit
Ngarkesa maksimale e rrobave
Lloji i rrobave
Opsionet
Dhomëza e
detergjentit
— DELIKATE
40°-Ujë i ftohtë
Larje kryesore - Shpëlarje
Shpejtësia maksimale e centrifugimit 700 rpm
Ngarkesa maksimale 3 kg – Ngarkesa e reduktuar 1.5
kg
1)
Tekstile delikate: akrilike, viskoze, poliestër.
NDËRPRERJE E
SHPËLARJES
PA CENTRIFUGIM
SHPËLARJE
SHTESË
RREGULLUESI I
KOHËS
— SINTETIKE PËR HEKUROSJE TË
LEHTË
60°-Ujë i ftohtë
Larje kryesore - Shpëlarje
Shpejtësia maksimale e centrifugimit 900 rpm
Ngarkesa maks. 1 kg
Ky program mund të zgjidhet për teshat sintetike dhe
ato me përbërje të përzier që duhen hekurosur.
Teshat lahen dhe shtrydhen në mënyrë delikate për të
shmangur zhubrosjen. Në këtë mënyrë, hekurosja
bëhet më e lehtë. Për më tepër, pajisja do të kryejë
disa shpëlarje shtesë.
CENTRIFUGIM
NDËRPRERJE E
SHPËLARJES
PA CENTRIFUGIM
SHPËLARJE
SHTESË
— CENTRIFUGIM
Shkarkim uji dhe centrifugim i gjatë
Shpejtësia maksimale e centrifugimit 1400 rpm
Ngarkesa maks. 7 kg
Shtrydhje e veçantë për rrobat e lara me dorë dhe pas
programeve ku është zgjedhur opsioni Ndërprerje e
shpëlarjes dhe Pa centrifugim. Shpejtësinë e
centrifugimit mund ta zgjidhni duke shtypur butonin
përkatës për ta përshtatur me rrobat që do të
centrifugoni.
CENTRIFUGIM
— SHKARKIMI
Shkarkimi i ujit
Ngarkesa maks. 7 kg
Për zbrazjen e ujit të shpëlarjes së fundit në programet
ku zgjidhet opsioni Ndërprerje e shpëlarjes.
— SHPËLARJE
Shpëlarje
Shpejtësia maksimale e centrifugimit 1400 rpm
Ngarkesa maks. 7 kg
Me anë të këtij programi është e mundur të shpëlani
dhe të centrifugoni rrobat prej pambuku të cilat janë
larë me dorë. Pajisja kryen 3 shpëlarje, të ndjekura
nga një centrifugim i gjatë përfundimtar. Shpejtësia e
centrifugimit mund të ulet duke shtypur butonin
përkatës.
CENTRIFUGIM
NDËRPRERJE E
SHPËLARJES
PA CENTRIFUGIM
SHPËLARJE
SHTESË
electrolux 17
Programi
Temperatura maksimale dhe minimale
Përshkrimi i ciklit
Shpejtësia maksimale e centrifugimit
Ngarkesa maksimale e rrobave
Lloji i rrobave
Opsionet
Dhomëza e
detergjentit
— TË MËNDAFSHTA
30°
Larje kryesore - Shpëlarje
Shpejtësia maksimale e centrifugimit 700 rpm
Ngarkesa maks. 1 kg
Program delikat larjeje i përshtatshëm për rroba
mëndafshi dhe sintetike të përziera.
NDËRPRERJE E
SHPËLARJES
PA CENTRIFUGIM
— LARJE ME DORË
40°-Ujë i ftohtë
Larje kryesore - Shpëlarje
Shpejtësia maksimale e centrifugimit 900 rpm
Ngarkesa maks. 2 kg
Program i veçantë për pëlhura delikate me simbolin e
kujdesit "larje me dorë".
CENTRIFUGIM
NDËRPRERJE E
SHPËLARJES
PA CENTRIFUGIM
— TË LESHTA
40°-Ujë i ftohtë
Larje kryesore - Shpëlarje
Shpejtësia maksimale e centrifugimit 900 rpm
Ngarkesa maks. 2 kg
Program larjeje për veshje të leshta që lahen në
lavatriçe si dhe për të leshta që lahen me dorë dhe
pëlhura delikate. Shënim: Një rrobë e vetme ose e
rëndë mund të shkaktojë çekuilibrim. Nëse pajisja e
nuk kryen fazën finale të centrifugimit, shtoni
shumë rroba, shpërndajeni ngarkesën manualisht dhe
pastaj zgjidhni programin e centrifugimit.
CENTRIFUGIM
NDËRPRERJE E
SHPËLARJES
PA CENTRIFUGIM
— TË PAMBUKTA ECO
90°-40°
Larje kryesore - Shpëlarje
Shpejtësia maksimale e centrifugimit 1400 rpm
Ngarkesa maks. 7 kg
Të pambukta të bardha dhe që nuk u ikën ngjyra.
Ky program mund të zgjidhet për rroba të pambukta
me ndotje të lehtë ose normale. Temperatura do të
ulet dhe koha e larjes do të zgjatet. Kjo ju mundëson
larje të efektshme, duke kursyer energji.
CENTRIFUGIM
NDËRPRERJE E
SHPËLARJES
PA CENTRIFUGIM
SHPËLARJE
SHTESË
— Programet e tharjes
— Tharje për të pambuktat
— Tharje për sintetiket
O = FIKUR
Për të anuluar programin që është në proces ose për
ta fikur pajisjen.
1) Nëse zgjidhni opsionin I shpejtë duke shtypur butonin 10, ju këshillojmë të zvogëloni ngarkesën maksimale ashtu si
tregohet. Mund të përdorni edhe ngarkesën e plotë me rezultate disi më të dobëta në larje.
2) Nëse përdorni detergjent të lëngshëm, duhet të zgjidhet një program pa PARALARJE.
18 electrolux
PROGRAMET E THARJES
Shkalla e tharjes Lloji i tekstilit
Ngarkesa
maksimale
Shpejtësia
e
centrifugës
Koha e
sugjeruar e
tharjes në
min.
THARJE SHTESË
Ideale për peshqirët
Rroba pambuku
dhe të linjta
(peshtamalle,
peshqirë banje, etj.)
4 kg
3 kg
2 kg
1400
200-220
125-135
75-85
THARJE PËR RUAJTJE
1)
E përshtatshme për rroba që
nuk kanë nevojë të hekurosen
Rroba pambuku
dhe të linjta
(peshtamalle,
peshqirë banje, etj.)
4 kg
3 kg
2 kg
1400
190-210
115-125
65-75
THARJE PËR RUAJTJE
E përshtatshme për rroba që
nuk kanë nevojë të hekurosen
Tekstile sintetike
dhe të përziera
(pulovra, bluza,
ndërresa, të linjta
shtëpiake)
2 kg
1 kg
900
115-125
40-50
THARJE PËR HEKUROSJE
E përshtatshme për hekurosje
Pambuk dhe të
linjta (çarçafë,
mbulesa tavoline,
këmishë, etj.)
4 kg
3 kg
2 kg
1400
160-180
95-105
55-65
1) Në pajtim me direktivën EN 50229 të BE-së programi referencë TË PAMBUKTA të cilit i përgjigjen të dhënat në
Etiketën e energjisë duhet të testohet duke ndarë ngarkesën maksimale të larjes në dy pjesë të barabarta dhe
duke e tharë secilën pjesë me KOHA E LARJES.
KUJDESI DHE PASTRIMI
Paralajmërim Duhet të shkëputni
pajisjen nga ushqimi me energji,
përpara se ta pastroni atë apo të kryeni
procese mirëmbajtjeje.
ZBUTJA E UJIT
Uji që përdorim normalisht përmban
gëlqere. Nuk do të ishte keq që herë pas
herë të përdorni në pajisje pluhur zbutës për
ujin. Bëjeni këtë veçmas procesit të larjes
së teshave, dhe duke ndjekur udhëzimet e
prodhuesit të pluhurit zbutës. Kjo do t'ju
ndihmojë të parandaloni formimin dhe
depozitimeve të gëlqeres.
PAS ÇDO LARJEJE
Lëreni derën hapur për pak kohë. Kjo
ndihmon në parandalimin e erërave të
pakëndshme që formohen brenda në
pajisje. Duke e mbajtur derën hapur pas
çdo larjeje, ju konsumoni më pak edhe
guarnicionin e derës.
LARJA E MIRËMBAJTJES
Me përdorimin e larjeve me temperatura të
ulëta, është e mundur që brenda në kazan
të grumbullohen mbetje.
Ju këshillojmë që të kryeni rregullisht larje
mirëmbajtjeje.
Për të realizuar një larje mirëmbajtjeje:
Kazani duhet të jetë pa tesha.
Përzgjidhni programin më të nxehtë të
larjes së të pambuktave.
Përdorni një masë normale detergjenti, i
cili duhet të jetë në trajtë pluhuri me
përbërës biologjikë.
PASTRIMI I JASHTËM
Pastroni pjesën e jashtme të pajisje vetëm
me ujë dhe sapun, dhe më pas thajeni atë
mirë.
E rëndësishme Mos përdorni tretës boje,
tretës ose produkte të ngjashme për të
pastruar mbulesën e pajisjes.
electrolux 19
PASTRIMI I SIRTARIT TË
DETERGJENTIT
Sirtari i dhomëzës së detergjentit duhet të
pastrohet rregullisht.
Sirtari i pluhurit larës dhe i solucioneve
shtesë duhet të pastrohet rregullisht.
Nxirreni jashtë sirtarin duke shtypur
kapësen për poshtë dhe duke e tërhequr
atë jashtë.
1
2
Lajeni duke e lënë në ujë të rrjedhshëm nën
një rubinet, për të hequr çdo mbetje të
grumbulluar pluhuri larës.
Për të ndihmuar pastrimin, pjesa e sipërme
e dhomëzës së produkteve suplementare
duhet të hiqet. Pastroni të gjitha pjesët me
ujë.
Pastrojeni dhomëzën e sirtarit me një furçë.
KAZANI I LARJES
Në kazan mund të formohen grumbullime
ndryshku si pasojë e ndryshkjes së trupave
të huaj nga larja apo nga uji i rubinetit që
përmban hekur.
E rëndësishme Mos e pastroni kazanin
me agjentë zhgëlqerëzues acide, agjentë
gërryes që përmbajnë klor ose hekur apo
me lesh teli.
1. Hiqni çdo grumbullim ndryshku nga
kazani me një agjent pastrues të
posaçëm për inoks.
2. Kryeni një cikël larjeje pa tesha brenda,
për të pastruar mbetjet e mundshme të
agjentëve pastrues.
Programi: Programi i shkurtër i të
pambuktave në temperaturë maksimale
dhe shtoni afërsisht 1/4 e gotës matëse
me detergjent.
GUARNICIONI I DERËS
Kontrollojeni herë pas here guarnicionin e
derës dhe shmangni objekte të mundshëm
që mund të ngecin në pjesën e palosur të
tij.
POMPA E KULLIMIT
Pompa duhet të inspektohet rregullisht dhe
veçanërisht nëse:
pajisja nuk zbraz ujin dhe/ose shtrydh
pajisja bën një zhurmë të pazakontë gjatë
kullimit, si pasojë e objekteve të tilla si
paramane, monedha, etj. që bllokojnë
pompën.
Veproni si më poshtë:
1. Shkëputni pajisjen.
20 electrolux
  • Page 1 1
  • Page 2 2
  • Page 3 3
  • Page 4 4
  • Page 5 5
  • Page 6 6
  • Page 7 7
  • Page 8 8
  • Page 9 9
  • Page 10 10
  • Page 11 11
  • Page 12 12
  • Page 13 13
  • Page 14 14
  • Page 15 15
  • Page 16 16
  • Page 17 17
  • Page 18 18
  • Page 19 19
  • Page 20 20
  • Page 21 21
  • Page 22 22
  • Page 23 23
  • Page 24 24
  • Page 25 25
  • Page 26 26
  • Page 27 27
  • Page 28 28
  • Page 29 29
  • Page 30 30
  • Page 31 31
  • Page 32 32
  • Page 33 33
  • Page 34 34
  • Page 35 35
  • Page 36 36
  • Page 37 37
  • Page 38 38
  • Page 39 39
  • Page 40 40
  • Page 41 41
  • Page 42 42
  • Page 43 43
  • Page 44 44
  • Page 45 45
  • Page 46 46
  • Page 47 47
  • Page 48 48
  • Page 49 49
  • Page 50 50
  • Page 51 51
  • Page 52 52
  • Page 53 53
  • Page 54 54
  • Page 55 55
  • Page 56 56
  • Page 57 57
  • Page 58 58
  • Page 59 59
  • Page 60 60
  • Page 61 61
  • Page 62 62
  • Page 63 63
  • Page 64 64

Electrolux EWX147410W Manual do usuário

Tipo
Manual do usuário